Kuriozitet / Lojtaret e Manchester United dhe momentet dramatike ndaj Shqiperise
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 25 Korrik 2011 07:36   Shtyp

albania_against_hungaryJane shume klube ne Europe, por ndoshta edhe ekipet Ballkanike apo Evropiane me te njohura e te panjohura te cilat jane ndeshur me Shqiperine apo me skuadrat Shqiptare nuk kane ne perberje te tyre kaq lojtare internacionale qe kane luajtur ndaj Shqiperise sa ka Manchester United. Milan apo Real Madrid me miqesoret e tyre, paten kontaktet mirenjohose dhe aventureske me Shqiperine, por Manchester United i ka nepermjet individeve. Dhjete prej tyre, perfshi Hollandezin Van de Sar dhe Paul Scholes qe kane vendosur te mbyllin karrieren e tyre futbollistike, Michael Owen, Rio Ferdinand, Danny Welbeck kane lidhje me Shqiperine. Wellsiani Ryan Gigs, Irlandezi John O'Shea, Bullgari Dimitar Berbatov, portugezi Nani si dhe Francezi Evra qe pritet ne Shtator-Tetor te luaj dy ndeshje vendimtare ndaj Shqiperise.
Rio Ferdinand, Michael Owen dhe Paul Scholes lujaten ne dy ndeshjet e zhvilluara ne vitin 2001 si anetare te perfaqesueses Angleze ndaj Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit 2002 ku i fituan te dyja ndeshjet 3-1 ne Tirane dhe 2-0 ne Angli. Scholes dhe Owen shenuan nga nje gol ne Tirane, kurse Owen i shtoi edhe nje tjeter ne Angli
Van der Sar ishte ne porte ne vitin 2007 kur ne eliminatoret e Evropianit 2008,Hollanda mezi fitoi ne dy ndeshje dramatike ndaj Shqiperise ne Hollande 2-1 dhe ne Tirane 0-1 ne minutat e fundit
Ryan Giggs, ne dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Shqiperise si lojtar i Uellsit ne vitin 1995, gjate eliminatoreve te Evropianit 1996, shenoi golin e trete ne karriere ndaj Shqiperise ne fitoren 2-0 ne Kardiff nderkohe qe barazimi ne Tirane nuk ishte asgje me teper se nje rezultat pa vlera per te dyja skuadrat
John O'Shea i kujton mire veshtiresite ndaj Shqiperise kur pas barazimit pa gola ne Tirane minuta shtese i dha fitoren me autogol ne Irlande 2-1 gjate eliminatoreve te Evropianit 2004.
Dimitar Berbatov me golin e tij ne 4-5 minutat e fundit e shpetoi Bullgarine pa u mundur ne Tirane, fale penalltise se humbur nga Skela duke firmosur 2 barazime ne eliminatoret e Evropianit 2008.
Nani - Luis Carlos Almeida da Cunha luajti ne dy ndeshjet eliminatore per Boterorin e 2010, si zevendesues me 2008-en dhe 2009-en, ndeshje decizive per Portugaline qe fitoi ne minuten e fundit pas golit te Bruno Alvez dhe gabimit trashanik te Isli Hidit
Perjashto ndeshjen me Wellsin si dhe deri diku ndeshjet me Angline (nje gol i Anglise dhe nje i Shqiperise jane shenuar ne minutat e fundit), te gjitha takimet e tjera ku lojtaret internacionale te Manchesterit kane luajtur ndaj Shqiperise jane vendosur ne minutat e fundit ose gjate minutave shtese.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide