Ne fokus/ UEFA 50 mije euro gjobe FSHF-se
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Nentor 2011 16:14   Shtyp

Tifoz_kuq_e_ziUEFA ka gjobitur Federaten Shqiptare te Futbollit  me 50 mije Euro. Gjithcka eshte vendosur nga Komisioni i Disiplines se UEFA-s per  ndeshjen Shqiperi - France zhvilluar  ne Tirane 2 shtator 2011. Gjate zhvillimit te takimit  ne stadiumin Kombetar "Qemal Stafa"  disa  tifoze edhe pse jane paralajmeruar kane ndezur fishekzjarre e kane hedhur sende te ndryshme ne fushe.

Kjo mase e rende gjobe ka mberritur ne Federaten Shqiptare te Futbollit me motivacionin e rasteve te perseritura nga tifozet e Shqiperise edhe ne disa  ndeshjete  meparshme  ne kuader te Eliminatoreve te Kampionatit Europian EURO 2012.

Federata Shqiptare e Futbollit gjithnje i ka quajtur aleate, lojtare te 12-te apo besniket e kombetares sportdashesit e vertete, ata qe sillen dhe demonstrojne kulture si te gjithe qytetaret ne Kontinentin tone.

FSHF distancohet nga keto veprime te pa pranueshme dhe perballe asaj pakice tifozesh  te pa permbajtur kerkon  mirekuptimin  e mases me te madhe te mbeshtetesve te Kombetares  qe realisht jane pjese e rendesishme e futbollit  tone.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide