Ne Fokus / Zihen Grek me Serb, Shqiptari ve paqen!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 26 Nentor 2011 17:10   Shtyp
berisha_brisbane_roar_seperates_fightNe stervitjen perfundimtare nje nate perpara fillim te takimit midis Brisbane Roar dhe Perth, dy lojtare te skuadres kryesuese te kampionatit Australian u konfrontuan njeri me tjetrin. Ishte portieri Michael Theoklitos me origjine greke dhe mbrojtesi Ivan Franjic me origjine serbe. Acarimi midis lojtareve filloi nga portieri Theoklitos i cili nuk ishte i kenaqur nga paraqitja qe po bente nje pjese e lojtareve te tij gjate "scrimmage". Gjatë konfrontimit midis "grekut" dhe "serbit", Shqiptari Berisha ishte paqësori.
Te dy lojtaret bene autokritike perpara pjesetareve te skuadres dhe Brisbane fitoi takimin thellesisht 4-0 ne Stadiumin Suncorp duke siguruar vazhdimesine e 35 ndeshjeve pa humbur, rekord qe u vu ne medyshje pas asaj qe ndodhi. Nuk dihet nese Franjic u nxeh dhe u ndjeh i fyer personalisht nga fjalet e Theoklitos, por Berisha ishte "shpetimtari".

"Une u mundova te ftoh gjendjen e nxehte dhe hyra midis tyre", u shpreh sulmuesi shqiptar i cili ka qene pjese e "zenieve" te ndryshme edhe kur luante ne Danimarke e Angli.

"Ne duhet te jemi gjakftohte ne keto momente si skuader", vazhdoi Berisha i cili me dy golat e shenuar sot eshte golashenuesi me i mire aktual i kampionatit Australian.

Kel Naraçi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide