Kombetarja/ Shqipëria miqesore me Irlanden?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Prill 2012 20:35   Shtyp

shqiperiaKombëtarja shqiptare mund të luajë më 30-maj një miqësore me Irlandën

Pasi u shua ëndrra për të luajtur me Spanjën dhe Italia preferohej të testohej kundër Luksemburgut, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka një tjetër alternativë për miqësore në fund të muajit maj.

Bëhet fjalë për Republikën e Irlandës, skuadrën finaliste të Euro 2012, që përpara startit të fazës finale të Kampionatit Europian do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, por po mendon të kryejë edhe një testim të tretë pikërisht kundër Kombëtares kuqezi.


Ndeshja përballë skuadrës së drejtuar nga de Biazi mund të luhet në datën 30-maj në Itali, aty ku Irlanda do të zhvillojë grumbullimin stërvitor përpara startit të aktivitetit.


Trajneri i Irlandës, Xhovani Trapatoni ka kërkuar një ndeshje për ata futbollistë që nuk do të provohen në miqësoren e 26-majit kundër Bosnjen në Dublin, ndërsa më 4-qershor skuadra do të zhvillojë testin final me Hungarinë në Budapest.


Shefi ekzekutiv i Federatës së Irlandës, Xhon Delanei ka bërë të ditur se oferta e Shqipërisë për një ndeshje miqësore në fund të majit është në tryezë, ndërsa vendimi final për zhvillimin apo jo të ndeshjes do të merret nga Trapatoni. Gjithsesi, pritet që tekniku i mirënjohur italian të zgjedhë përfaqësuesen kuqezi, pasi alternative të tjera për miqësore janë një skuadër locale, që militon në kategorinë e tretë italiane, ose maksimalisht Bolonja e Serisë A.


Shqipëria dhe Republika e Irlandës kanë dy përballje historike, me ndeshjet që janë luajtur në kualifikueset e Botërorit 1994, duke fituar në të dyja rastet me shifrat 2-0 dhe 2-1.

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide