Kombetarja/ Xhani De Biazi : Bogdani është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Maj 2012 09:44   Shtyp

erion_bogdani_albPër ata që kanë patur dyshime nëse Erjon Bogdani do të jetë apo jo pjesë e kombëtares, Xhani De Biazi jep një ide të qartë: “Bogdani është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, madje me aq sa shoh jo vetëm për ne, - u shpreh trajneri i Shqipërisë.

Kohët e fundit i ka shënuar golat e tij, i fundit ndaj Milanit, kështu që unë besoj shumë tek ai. Me Bogdanin, mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme në kombëtaren shqiptare”, tha më tej Xhani De Biazi. Një deklaratë, që pak a shumë do të thotë konfirmim i sulmuesit 34-vjeçar në ekipin kuqezi, duke parë jo vetëm formën e tij momentale, por edhe peshën që Bogdani ka në sulmin kuqezi.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide