Kombetarja/ Shqiperia ngjitet ne vendin e 75-te
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 05 Korrik 2012 14:47   Shtyp

fifa_logo-newTjetër ngjitje për kombëtaren shqiptare te futbollit ne klasifikimin e FIFA. Organizata botërore te futbollit ka publikuar renditjen për muajin korrik ku kuqezinjtë kane një ngjitje prej kater shkallesh ne vendin e 75-te, ne kuotën e 448-pikëve.

Vetëm një muaj me pare skuadra e Xhani De Biasit ishte ngjitur edhe pese shkalle te tjera ne klasifikimin e FIFA pas shume kohesh ku pësonte vetëm rënie. Ne krahasim me rivalet ne grupin eliminator te botërorit Brazil 2014 Shqipëria ka ngjitjen me te madhe duke lëne pas Qipron një rritje prej tre vendesh dhe Islandën e Norvegjinë secila me dy shkalle me lart. Skuadra me e forte e grupit Zvicra nuk ka pësuar asnjë ndryshim për këtë muaj ne vendin e 21-te.

Sllovenia është ekipi me rënien me te madhe ne grup, kater pozicione me poshtë ne klasifikimin e përgjithshëm. Edhe për muajin korrik dominon kampionia me e re e Evropës Spanja ne vend te pare ne klasifikimin e FIFA e ndjekur nga Gjermania dhe Uruguai. Interesant është fakti se ne 6-vendet e para nuk gjendet Brazili qe ka pësuar një rënie me gjashte shkalle dhe Holanda kater pozicione me poshtë. Është ngjitur Italia me gjashte vende ndërsa Argjentina është pozicionuar e 7-ta.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide