Kombetarja/ Hamdi Salihi : De Biazi eshte i perqendruar te taktika
nga AlbaniaSoccer   E martë, 14 Gusht 2012 21:41   Shtyp
hamdi_salihi_alb_dan_1_1Eshtë rikthyer pas një mungese prej 5-muajsh, Hamdi Salihi, sulmuesi shkodran që aktualisht nuk po kalon një forme të mire tek skuadra e D.C United ne Amerikë. Kjo është hera e tij e parë që do të vendoset në dispozicion të De Biazit. Nga seanca e parë stërvitore, Salihi ka kuptuar se ndryshe nga trajnerët parardhës që ai ka pasur në përfaqësuese, italiani nuk mjaftohet vetëm me kurajon. 

“Është normale që kur vjen një trajner i ti, të gjithë pyesin dhe presin të shohin se çfarë do të ndryshojë. Është diçka e re dhe secili ka atë stilin e tij. Trajneri është italian, i përqendruar më shumë tek taktika se sa tek zemra në fushë siç e kemi patur më parë. Më parë jemi përqendruar vetëm tek vënia e zemrës në fushë, por nuk arrihet gjithçka pa taktikë”.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide