Kombetarja/ Ujkani pret shpjegim nga De Biazi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Tetor 2012 13:53   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraPortieri i Palermos, Samir Ujkani, nuk e ka me tapi portën e Kombëtares shqiptare në futboll. Këtë as që e pretendon ai.

Ai thotë se e ka merituar një arsyetim sado të vogël nga trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, për lënien e tij në stolin e rezervave për ndeshjen eliminatore të Botërorit ‘Brazili 2014’ kundër Sllovenisë.

Në vend të Ujkanit, porta kundër Sllovenisë iu besua portierit tjetër, Etrit Berisha.


Në të vërtetë, Ujkani ishte më i kritikuari në Shqipëri për paraqitjen në ndeshjen e humbur eliminatore kundër Islandës (1:2). Për dy golat e pësuar, faji kryesor nga mediat iu vu atij.


Trajneri De Biazi, nuk e kritikoi publikisht paraqitjen e Ujkanit, por, sipas Ujkanit, këtë nuk e bëri as në grumbullimet e ekipit, po as që e njoftoi se kundër sllovenëve do të ishte rezerve.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide