Jahmir Hyka ne prag “Divorci” me Maincin !?
nga Klevis Bejkolli   E martë, 01 Dhjetor 2009 19:03   Shtyp

shqiperia_feston_golJahmir Hyka megjithese ishte ne bankine ne ndeshjen e fundit qe skuadra e tij e Maincit barazoi me Hamburgun ne fushen e saj, nuk eshte aspak i lumtur me situaten ne te cilen gjendet qe nga fillimi i sezonit. Ku deri me tani po ti mbledhesh te gjitha minutat qe ai eshte aktivizuar nuk i kalojne as 45-se minuta. Shume pak per nje lojtar aq me shume qe mjafton te kujtojme qe eshte pjese dhe e kombetares Shqiptare. Menaxheri i klubit te Maincit Heidel deklaron se :

“Jemi duke bere bisedime me ato lojtare qe jane aktivizuar shume pak ose fare me skuadren tone per te pare mundesine e kalimit te tyre ne skuadra te tjera gjate merkatos se Janarit. Per cdo futbolliste ne fund vendos trajneri se si jane shanset nese duhet te jene a jo pjese e klubit tone”.

Ne kete liste te lojtareve bene pjese dhe mesfushori i kombetares Shqiptare Jahmir Hyka. Duhet pritur merkatoja e Janarit per te marre vesh nese mesfushori shtat shkurter eshte apo jo ne planet e trajnerit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide