FIFA/ Shqipëria ngjit kater vende ne renditjen e përgjithshme
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Dhjetor 2012 18:19   Shtyp

fifa_logo-newKombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga italian Xhani De Biasi e mbylli vitin 2012 me kater vende me lart ne renditjen e përgjithshme te FIFA-s.

Për muajin dhjetor organizata ndërkombëtare e futbollit i klasifikoi kuqezinjtë ne vendin e 63 ne kuotën e 518 pikëve. Vetëm nje muaj me pare kombëtarja pati nje ngjitje te konsiderueshme prej 17 shkallesh. Ne harkun kohor te nje viti nga dhjetori i 2011 kuqezinjtë kane nje ngjitje prej 11 shkallesh nga vendi i 74 ne te 63-in. Nga rivalet per eleminatoret e botërorit ne grupin e ngjitjen me te madhe e ka bere Islanda me 6 vende dhe Zvicra 4 shkalle po aq sa Shqipëria. Norvegjia eshte ngjitur dy vende, per Slloveninë nuk ka pasur lëvizje ndersa Qipro ka rene 6 shkalle ne klasifikimin e përgjithshëm. Kampionia e botes Spanja e mbyll vitin 2012 ne vend te pare e ndjekur nga gjermania Argjentina, Italia, Kolumbia dhe Anglia.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide