Kombetarja/ Hamdi Salihi transferohet te skuadra Jiangsu Sainty
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Shkurt 2013 19:03   Shtyp

hamdi_salihi_alb_dan_1_1Nga një kontinent në tjetrin. Aventura në Amerikë ka përfunduar dhe tani Hamdi Salihi është gati për sfidën e radhës. Destinacioni është Kina e largët. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha fund qëndrimit te DS United. Ai firmosi kontratë me ekipin e Jiangsu Sainty, një prej skuadrave më të njohura të Superligës kineze.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyratare e klubit aziatik në rrjetin social “Ëeibo”, hibridin e “tëitter” në kontinentin aziatik. Salihi luajti vetëm një vit në kampionatin amerikan, duke e mbyllur përpara kohe qëndrimin në Washington.

Mungesa e hapësirave te DC United dhe fakti që klubi nuk e cilësonte si të nevojshëm sollën këtë lëvizje. Sulmuesi kërkohej edhe nga Tianjin Teda, skuadër që drejtohet nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuze. Salihi pritet ti bashkohet skuadrës së re në Turqi, për të zhvilluar fazën përgatitore.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide