Edgar Cani/ Lituania, një test i rëndësishëm
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Mars 2013 00:26   Shtyp
Edgar_cani_modenaSulmuesi kryesor në kombëtaren e De Biazit prej muajsh është bërë Edgar Cani. I transferuar në janar tek skuadra e Catanias në Serinë A, Cani tani është një lider jo vetëm i të tashmes por dhe premtimi të ardhmes për kuqezinjtë. Sulmuesi në konferencën për shtyp të dhënë për mediat ka nënvizuar faktin se përballja miqësore me Lituaninë është një test i rëndësishëm për kombëtaren kuqezi. “Është një test i rëndësishëm për ne takimi ndaj Lituanisë. Edhe pse një miqësore na duhet të forcojmë pozitat dhe bëhemi gati për takimin e kthimit që do të luajmë në qershor me Norvegjinë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe ftojmë tifozët të na përkrahin”, ka deklaruar sulmuesi Edgar Cani në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para ndeshjes miqësore.
komente