Futboll Femra/ Maltë – Shqipëri 1-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Prill 2013 19:39   Shtyp
kombetarja_femraShqipëria e futbollit të femrave është prezantuar të enjten në ndeshjen e parë zyrtare dhe në takimin premierë vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli ja kanë dalë të marrin një rezultat pozitiv.. Në debutim, Shqipëria ka mundur të marrë një barazim përballë vajzave vëndase në Maltë në atë takim të luftuar e të mbyllur me rezultatin 1-1. Pjesa e parë në këtë takim është mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë ka shënuar fillimisht Elvana Curo, futbollistja shqiptare që luan për skuadrën e Melburnit. Katër minuta më pas vendaset kanë rikthyer barazpeshën për të shënuar golin e barazimit. Ky takim është mbyllur me këtë rezultat dhe të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë. Shqipëria është e vendosur në grupin 1 dhe synon të kualifikohet për në kampionatin botëror edhe pse ka nisur për herë të parë të luaj zyrtarisht në ndeshje zyrtare. Dy skuadrat e tjera në këtë grup janë Luksemburgu dhe Letonia dhe përballë kësaj të fundit vajzat e Rrakllit do të luajnë në 6 prill ndeshjen e dytë.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide