Kombëtarja/ Jurgen Gjasula : Kombëtarja një ëndërr e bërë realitet
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Maj 2013 21:54   Shtyp

Jurgen_GjasulaPrurja më e re në kombëtaren Shqiptare, Jurgen Gjasula, e sheh grumbullimin me kuqezinjtë një ëndërr të kthyer në realitet.

Mesfushori i Duisburgut në Bundesligën dy mezi pret të zbresë në tapetin e “Qemal Stafës” para publikut të zjarrtë vendas, për të dhënë kontributin e tij në sfidën me Norvegjinë. Në prononcimin e tij të parë për Supersport, 27-vjeçi nuk i fsheh emocionet e të qenit nën urdhrat e De Biazit.

Sipas Gjasulës Shqipëria ka një shans të madh për të marrë pjesë në finalet e një ngjarjeje kaq të madhe futbollistike siç është Brazil 2014.

Mesfushori i Duisburgut, edhe pse nuk është aktivizuar në asnjë takim me kombëtaren, e ndien vetën të gatshëm për të zbritur në fushë me Norvegjinë.

Sa i përket të ardhmes, Gjasula e la të hapur mundësinë e largimit nga Duisburgu, por pa zbuluar detaje për destinacionin e mundshëm.

 

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide