De Biazi: Hysaj lojtari duhur për Lazion, Mavraj shumë shpejt në Itali
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Qershor 2013 22:36   Shtyp

de biazi kuqeziXhani De Biazi ka analizuar dy futbollistët shqiptar që trajnon me kuqezinjtë për ti reklamuar ata në mediat italiane tek disa skuadra që I ndjekin. Lazio është vënë pas Mavrajt dhe Hysajt dhe De Biazi ka folur me fjalë pozitive për të dy.  “Hysaj është një futbollist shumë i pjekur për moshën që ka. Sezonin e kaluar thuasje është aktivizuar në çdo ndeshje. Është një djalë shumë interesant dhe me shumë dinamizëm: ka forcë fizike dhe zgjuarsi. Besoj se është element që duhet marrë në konsideratë, edhe pse duhen vlerësuar faktorë të ndryshëm si ambientimi në një skuadër të rëndësishme sikurse është Lacio. Mund të luajë në të majtë dhe të djathtë. Në lojën në krah është një dhuratë e Zotit. Teknikisht ka shumë cilësi, sidomos me këmbën e djathtë. Nëse më duhet të gjej një mangësi tek ai, do të thosha se duhet t’i lexojë pak më shpejt lëvizjet e kundërshtarëve. Ai ka nevojë për më shumë eksperiencë, por mosha shumë e re është në favorin e tij”, ka thënë De Biazi për Elseid Hysajn. Përsa I përket Mavrajt tekniku italian ka treguar se mbrojtësi do të lërë Gjermaninë për të luajtur shumë shpejt në Serinë A. “Jam i bindur që Mërgim Mavraj do të luajë në Serinë A. Nuk mund të them me siguri te Lacio, ndonëse ia kam këshilluar Igli Tares. Mavraj është një djalë i zgjuar dhe kam bindje që do të përshtatej shumë shpejt në Romë”, ka deklaruar De Biazi. 

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide