Legjionaret/ Sadiku prezantohet tek Zyrih per 500 mije euro
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Nentor 2013 15:26   Shtyp

Armando-Sadiku.Tifozi.info Goditja me e mire per vitin 2013 eshte transferimi i Sadikut nga Lugano tek FC Zyrih. Detajet e ketij transferimi jane mesuar se fundi dhe bashke me te sulmuesi shqiptar eshte prezantuar zyrtarisht tek skuadra e tij e re me te cilen do te luaj prej janarit 2014. Sulmuesi shqiptar ka nenshkruar kontrate 5-vjeçare me skuadren e Superliges Zvicerane. Armando Sadiku, pjese e kombetares kuqezi, tashme edhe zyrtarisht eshte pjese e FC Zurihut. Ai kaloi nga skuadra e Luganos, e cila ben pjese ne kategorine e dyte helvete, per te skuadrae re ne eliten e futbollit te ketij vendi. Elbasanasi do te mbaje fanellen me numer 11, ndersa mesohet se shuma e transferimit shkon te 500 mije eurot.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide