Legjionaret/ Cana hero ne Itali, i jep barazimin Lazios
nga AlbaniaSoccer   E diel, 24 Nentor 2013 19:23   Shtyp

lorik cana lazLorik Cana eshte heroi per Lacion ne barazimin qe skuadra e tij ka marre ne fushen e Sampdorias. Mbrojtesi shqiptar ka shenuar ne minuten e 5-te shtese golin qe ka barazuar rezultatin ne 1-1. Cana ka shenuar dhe festuar si i cmendur bashke me shoket e skuadres te cilet me te drejte jane shperblyer per kembenguljen e gjate me qellimin per ta shmangur humbjen “E vendosem vete veten ne veshtiresi. Barazuam ne nje takim qe mund ta kishim humbur. Goli? Jam i lumtur qe shenova, dhe shpresoj qe ky gol te na ndihmoje ne te ardhmen. Kam luajtur si qender sulmues ne fillim te karrieres sime, gje qe mbase e shpjegon pak realizimin e ketij goli. Gjithe populli im nga Shqiperia me ka ndjekur, dhe kjo me ben akoma me te lumtur”, ka deklaruar Cana per mediat italiane pas ndeshjes.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide