Kombetarja niset per ne Lion
nga Administrator   E shtunë, 18 Qershor 2016 10:41   Shtyp

kombetarja-nisje-lionEkipi kombetar eshte nisur sot ne mengjes per ne Lion ku do te zhvilloje ndeshjen e fundit ne grupe kunder ekipit te Rumanise. Mbas zhgenjimit me ndeshjen kunder Frances, ku kombetarja jone pesoi 2 gola ne minutat shtese, gjendja psikologjike dhe fizike e lojtareve tane eshte e mire. Komplimentet e shumta e marre nga shtypi i huaj si edhe deshira e madhe per te marre fitoren kunder Rumanise kane bere qe te kthehet "humori" ne kampion shqiptar. Lojtaret dje kane bere stervitjen e rradhes ne Guirec Perros. Memushaj ka bere stervitje te vecuar por stafi mjeksor ka njoftuar se gjendja e tij fizike eshte e mire dhe eshte i gatshem per ndeshjen kunder Rumanise. Nderkohe qe ne dispozicion te tranjerit De Biasi eshte kthyer edhe kapiteni Cana, i cili ishte i pezulluar per shkak te kartonit te kuq te marre kunder Zvicres. Ne ndeshjen kunder Rumanise do te mungoje Burim Kukeli i cili ka marre 2 kartone te verdhe. Mbasdite eshte parashikuar qe kombetarja te zhvilloje konferencen per shtyp si edhe stervitjen ne stadiumin Stade des Lumieres te Lionit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide