U-19/ Shqiperi-Qipro luhet ne stadiumin “Bielmont” te Belgjikes | ||
|
Skuadra kombetare U-19 do te luaje diten e Merkure dhe ndeshjen e fundit te vlefshme per eleminatoret e kampionatit europian. Ndeshjet e grupit te tete ku bene pjese dhe ekipi yne kombetar u zhvilluan ne Belgjik. Shqiperia i ka humbur dy ndeshjet e para me Angline dhe Belgjiken vendase. Te dy keto skuadra kane siguruar nje bilete per te vazhduar me tej dhe perballja e neserme ndermjet tyre do te jete per te percaktuar te paren e grupit. Kuqezinjte te Merkuren do te ndeshen me ekipin e Qipros i cili si dhe kombetarja jone ka pesuar dy humbje. Kjo do jete nje mundesi e mire per formacionin e drejtuar nga Ramadan Shehi per te arritur te fitorja e pare dhe per tu mos u renditur te fundit ne grupin e tete. Kjo ndeshje do te luhet ne stadiumin “Bielmont” aty ku Shqiperia zhvilloi dhe ndeshjen me Belgjiken kurse Qipro te dy ndeshjet e meparshme i ka zhvilluar ne stadiumin “Jacques Lechat”. Ndeshja do te gjykohet nga arbitri letonez Andrejs Sipailo, i cili gjykoi dhe ne ndeshjen e pare ku Shqiperia u perball me Anglin dhe u mund me rezultatin 6-1. Klevis Bejkolli |