Miqesore U-17/ Shqiperi-Slloveni 0-1
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Shkurt 2012 17:51   Shtyp

u-17_shqiperi_kosova_1_1Ekipi kombetar U-17, ka zhvilluar nje ndeshje miqesore diten e sotme ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, te qytetit te Elbasanit ne kuader te pergatitoreve te Kampjonatit Europian te Grupit Elit.

Trajneri Mustedanagic e ka filluar lojen me keta lojtare: Teqja, Jonuzi, Hakrama, Marku, Borshi, Vorpsi, Kalaja, Ymeraliaj, Ymeraj, Bardhi dhe Murati.

Lojtaret tane ne pjesen e pare kane qene shume te paqarte. Ata kane luajtur me topa te gjate, por kjo ska qene favorizuese per tanet pasi kundershtaret slloven ishin me shtatlart se lojtaret e kombetares tone.

Me fillimin e pjeses se dyte miqte shenojne golin e avantazhit me ane te Sauperl i cili do te rezultonte dhe goli i fitores per ekipin kombetar Slloven.

Trajneri Mustedanagic duke pare qe mesfusha nuk po funksiononte aktivizone lojtarin Florent Bojaj qe luan ne Angli. Me futjen e tij loja e kuqezinjve ndryshon totalisht. Presioni mbi kundershtarin u rrite, por sulmuesit nuk munden te konkludonin sic duhet rastet e krijuara ne porten e tyre.

I gjithe takimi perfundoj me fitoren e ngushte te miqve 1-0, por duhet theksuar qe loja u luajt ne nje terren shume te keq duke mos i lejuar lojtaret te jepnin me te miren e tyre.

Diten e enjte serish ne stadiumin e Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”, do te luhet takimi i dyte miqesore me Sllovenin.

Ne tribunen VIP te “Ruzhdi Bizhutes”, ishin te pranishem Redi Jupi, Foto Strakosha si dhe menaxheri FIFA-s, Mario Cenolli.

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide