Ne fokus/ Presidenti Duka mbeshtet te rinjte e talentuar
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 31 Tetor 2012 17:38   Shtyp

duka-armandPresidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka marre pjese ne nje veprimtari me futbollistet e rinj te seleksionuar nga trajneret e Zonave Rajonale te FSHF-se. Te rinjte e moshave te ndryshme nisin nga 12 deri ne 17 vjec, por kete radhe kane mberritur ne Tirane ne Kompleksin Sportiv "Olimpik" ata qe perfaqesojne Tiranen, Durresin, Elbasanin, Korcen, Fierin dhe Shkodren me vitin e lindjes 1996.

Perpara fillimit te ketij kampionati qe vleresohet si nje veprimtari e me te mireve te moshave ne vendin tone, Presidenti iu ka uruar suksese drejt cilesise futbollistike e cila tashme eshte kthyer ne nje enderr per te gjithe pjesmarresit e rinj.

Duka nenvizoi "Ju jeni e ardhmja e futbollit tone e cila me sa duket edhe sot do te jete me e mire, me baza te shendosha dhe me e sigurte drejt te ardhmes. Une gjej rastin te falenderoj te gjithe pjesmarresit e ne menyre te vecante trajneret e perkushtuar te moshave te reja te cilet si edukatore e profesioniste te vertete kane zgjedhur me kujdes me te dalluarit ne futboll".

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide