Romë/ Turneu miqësor U-19 ,Shqipëri-Greqi 2-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Janar 2013 10:29   Shtyp

u-19_shqiperiNë ndeshjen e tretë dhe të fundit ne turneun miqësor Romë skuadra përfaqësuese e Shqipërisë ka fituar me Greqinë me rezultatin e pastër 2-0.

Në pjesën e parë kuqezinjtë e rinj kanë treguar nivel të lartë loje duke shënuar dy gola me anë të Ymerajt dhe një autogol të Vasilidis. Ndonëse me këtë avantazh edhe në pjesën e dytë gjithçka është zhvilluar në gjysmëfushën e skuadrës greke dhe lojtarët tanë kanë humbur disa raste shumë të mira për shenim, madje është goditur dy herë edhe shtylla e portjerit helen.

Me këte fitore Shqipëria grumbulloi 4-pikë në tre ndeshje duke bërë një figurë të mirë me nivelin e saj te lojës. Trajneri Strakosha ka mbetur i kënaqur nga të besuarit e tij për këtë turne miqësor duke tërhequr vëmëndjen për një përgatitje më të lartë në të ardhmen.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide