EURO 2015/ Shqiperi U17 – Bjellorusi U17 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Tetor 2013 20:34   Shtyp

xhemal mustadanovicKombetarja e 17-vjecare ka fituar ne fund te takimit ndaj Bjellorusise duke mbajtur te ndezura shpresat per nje kualifikim te mundshem. Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic ka mundur miqte nga Bjellorusia me rezultatin 2-1. Kuqezinjte e vegjel e nisem mire takimin duke shenuar në minutën e 22 me ane te mbrojtësi Ardit Toli. Bjellorusia riktheu barazpeshen me ane te Nikol ne minuten e 37. Ne pjesen e dyte te dy skuadrat provuan te shenonin golin e fitores. Shqiperia I shkon prane por humb nje penallti ne minuten e 61 me ane te Bares. Kur dukej se do te mbyllej ne barazim, Franc Bakkali shenon golin e fitores per kuqezinjte duke fiksuar rezultatin 2-1. Ndeshjen e fundit Shqipëria e luan kundër Finlandës më 23 tetor në stadiumin “Skenderbeu” të Korçës dhe nevojitet nje rezultat pozitiv per tu kualifikuar per ne “Elite Raund”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide