Miqesore/ Shqiperi (U-21) – Vllaznia (U-19) 2-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Maj 2010 20:30   Shtyp

shpresat_1Skuadra kombetare Shpresa e Shqiperise ka zhvilluar ndeshje miqesore me skuadren U-19 te Vllaznise qe aktualisht eshte dhe kampionia e Shqiperise per kete grup moshe. Kjo ndeshje eshte zhvilluar ne stadiumin e Kavajes ne oren 17:00. Ne 45-minutat e para trajneri Bushati ka aktivizuar formacionin e pare dhe ne te dytin ka aktivizuar pjesen tjeter te lojtareve. Golat per ekipin shpresa jane shenuar nga talenti kavajas Cikalleshi dhe nga Rahova i cili bente pjese ne ekipin shkodran, por per arsye se nuk plotesohej njembedhjeteshi i dyte per skuadren e drejtuar nga Bushati u huazua per 45-minutat e dyte. Lojtaret e formacionit baze kane bere nje paraqitje te mire ku binte ne sy performanca e Klodian Semines.

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide