U-21/ Shqiperia e vogel dy miqesore ne Austri
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Prill 2012 17:08   Shtyp

u-21_skuaderKombetarja e Shpresave ose Under 21 e Shqiperise do te zhvillojne dy ndeshje miqesore ne Austri.

Nga 22  deri me date 25 maj ne kuader te pergatitjeve per ndeshjet Eliminatore te Kampionatit Europian,  kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Skender Gega do te kene perballe ne kete test miqesor moshataret  nga  Ukraina dhe Maqedonia.

Takimi i pare me 22 maj 2012 eshte Ukraine - Shqiperi, ndersa takimi i dyte me 25 maj 2012  Shqiperi - Maqedoni.

Sic dihet ekipin tone perfaqesues Under 21 e presin dy takime te veshtira me 6 qershor ne Rusi dhe vetem kater  dite me pas do te jete ne Portugali. Keto jane dhe dy ndeshjet e fundit te cilat mbyllin perballjet e Eliminatoreve te Kontinetit per Unde 21.

Dy ndeshjet e fundit (zhvilluar vitin e kaluar) ose te parat per trajnerin Gega ne krye te kesaj skuadre jane luajtur ne Durres.

Shqiperi - Rusi           0-1

Shqiperi - Portugali    2-2

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide