U-21/ Gega nis përgatitjet me skuadrën, lista të mërkurën
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Maj 2013 20:31   Shtyp
u-21_skuaderTrajneri i përfaqësueses U-21 Skënder Gega, ka nisur prej disa ditësh grumbullimin me një pjesë të futbollistëve, kryesisht ata të kampionatit shqiptar, të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para kualifikuese Europianit të viti 2015. Këtë të mërkurë tekniku 49-vjecar do të bëjë publike listën e plotë të lojtarëvë tek të cilët do të bazohet në dy ndeshjet e radhës, fillimisht me Hungarinë më 7 Qershor në Niko Dovana, ndërsa katër ditë më pas në transfertë me Bosnjë Hercegovinën. Në grupin 4 eliminator, ku është shortuar Shqipëria bëjnë pjesë edhe Spanja me Austrinë, që konsiderohen favorite për t’u kualifikuar në fazën play-off.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide