Miqësore/ Shqipëri – Under 21 4-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Qershor 2013 22:22   Shtyp
u-21_skuaderShqipëria ka fituar miqësoren e parë në ditët e grumbullimit në Durrës. Kombëtarja A ka mundur pastër me rezultatin 4-0 Shqipërinë e vogël të 21 vjecarëve. Ndeshja u zhvillua të shtunën paradite dhe kuqezinjtë mposhtën më të vegjlit në moshë me një poker golash. Dy herë shënoi Edgar Cani, një e realizoi Llullaku dhe një Vajushi. Në këtë ndeshje De Biazi testoi disa nga lojtarët që pritet ti hedhë në fushë ndaj Norvegjisë por për formacionin e plotë i duhet të presë të vijnë në Durrës të gjithë lojtarët që ka në planet e tij për takimin e 7 qershorit.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide