Besa fiton kupen e Shqiperise
nga AlbaniaSoccer   E diel, 09 Maj 2010 23:28   Shtyp

kupa_shqiperisKa perfunduar me fitoren e Beses ndeshja finale e kupes se Shqiperise. Nuk ka mjaftuar koha e rregullt per te shpallur fituesen e ketij takimi.

Ne pjesen e pare, Besa dhe Vllaznia te vendosura mire ne fushen e lojes kane studiuar njera tjetren dhe me kalimin e minutave kane nisur te ngacmojne portieret respektive. Me nje stadium te mbushur, kjo ndeshje ishte mjaft emocionuese. Te dyja skuadrat te etura per te fituar kete trofe jane treguar shume te kujdesshme e ne pjesen e pare te ndeshjes kane qene shume te kujdesshme.

Ndryshe ka ndodhur ne te dyten. Fillimisht kane qene shkodranet ata qe kane kaluar ne avantazh me ane te sulmuesit Bekim Bala qe ka goditur me koke brenda zones pas nje krosimi nga nje goditje standarte.  Minuta e 65’ dhe Vllaznia e sheh veten ne avantazh. Gjysma e stadiumit ne feste. Vetem ajo kuqeblu. Trajneri i Beses Shpetim Duro i kerkon lojtareve te tij te provojne porten kundershtare me te gjitha format por goli do te vinte vetem pese minuta para fundit. Renato Arapi ka devijuar nje top brenda zones dhe ben te heshtin shkodranet qe prej shume minutash po besonin qe kupa ishte e tyre. Ndeshja ka shkuar ne shtese e pas pushimit disa minutesh finalja ka nisur serish. Ne minuten e 97’ Paulin Dhembi ka arritur te shenoje golin e dyte per Besen dhe tifozeria kavajase ka kaluar ne delir. Deri ne fund te takimit, megjithe perpjekjet e panumerta te shkodraneve, rezultati ka ngelur i pandryshuar. Fituese nga kjo finale emocionuese ka dale Besa.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide