Kupa e Shqiperise / Skrapari-Skenderbeu 5-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Tetor 2009 22:46   Shtyp

skrapari_bilisht sport 1-0Ekipi i Skënderbeut u paraqit me lojtarë të formacionit të dytë ndeshjen e kupër në Skrapar. Nga ana e tyre vendasit hodhën në fushë disa lojtarë të rinj por pa e prekur bazën e ekipit të këtyre ndeshjeve të fundit.
Loja filloi me penallti për miqtë pas një ndërhyrje pa takt të Allbanit në zonë, të cilën e kthen në gol Çela, Vendasit shkunden dhe realizojnë pas dy minutash me Gurin, por ndërhyn anësori që sinjalizon për pozicion jashtë lojë. Shpejt do të vinte barazimi me Ymerin e zgjuar, që shfrytëzon mirë një ngurrim të mbrojtjes korçare. Vendasit nuk ndalen dhe pas dy minutash relazojnë me Bakiasin, i cili shfrytëzon mjaft mire një krosim të Gurit nga e majta e sulmit. Pas dy minutash janë miqtë që vendosin ekuiliber në rezultat me Hysollin, i cili nuhati shume mirë vendosjen e gabuar të Kërnajës në një sulm të shpejtë të korçarëve. Për të mbyllur pjesën e parë mendon Guri pas një aksioni të vendasve me protagonist Alushin dhe Bakiasin, që i shërben saktë Gurit të ndodhur në vendin e duhur.
Mbyllet pjesa e parë 3:2 për vendasit, të cilët dominuan në lojë dhe patën edhe disa raste të tjera ku veçohet një goditje e bukur e Gurit, kur topi i gjuajtur prej tij godet traun e portës, përplaset në vijën fatale të saj dhe kthehet në lojë.
Pjesa e dytë nuk e ka më ritmin e së pares dhe rastet për shënim janë më të pakta, Vendasit shënojnë edhe dy herë të tjera me Gurin dhe Veliun, goli i të cilit duhet veçuar për mënyrën e ekzekutimit; mesfushori vendas në një sulm të shpejtë shkëputet me shpejtësi para të gjithë mbrojtësve, bën të pa vlefshme me kokë daljen e portierit mik Bello dhe i vetëm me portën e zbrazët bën detyrën. Miqtë në këtë pjesë loje shënuan vetëm një herë me Hysollin që shfrytëzoi një dalje të pamenduar të portierit vendas Kruja.

Të veçanta gjatë ndeshjes:


Portieri i Skënderbeut nuk kishte numër në bluzën e tij, por gjyqtarët nuk i kushtuan rëndësi këtij fakti edhe pse shkaktoi ilaritet në stadium.
Njëri nga anësorët, i cili në pjesën e parë ishte në krahun e mbrojtjes korçare, dha disa pozicione jashtë lojë në dëm të Skraparit, por në të gjitha rastet e ngrinte flamurin me vonesë, pra në përfundim të aksionit. Aq e vërtetë ishte kjo saqë në mbarim të pjesës së parë trajneri Dalipi i thotë me humor: Të lutem ngrije më shpejt flamurin se po mi lodh lojtarët”.

Pas ndeshjes:

Dalipi: Djemtë që luajtën sot treguan se po kolaudohen mjaft mirë duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. E dimë që kualifikimi është i vështirë në korçë, por ne do të tentojmë.
Çoçlli: Ne nuk kishim ekip të plotë në këtë takim, por kjo nuk e justifikon humbjen me pesë gola në Skrapar. Djemtë tanë nuk e kryen si duhet detyrën. Ekipi i Skraparit më befasoi dhe meriton përgëzime.

Skrapari: Naço (Kruja 56’), Allbani, Dosti, Kernaja, Bakiasi (Kurti 62’), Loli, Braho, Alushi, Ymeri, Guri (Veliu 72’), Veleshnja. Tr E Dalipi.
Slenderbeu: Bello, Kreka, Ahmeti, Fejzo, Çela, Skënderasi (Emini 56’), Tole, Xhafka, Kokona, Cale (Paoljo 67’), Hysolli. Tr N. Çoçlli
Shënues: Ymeri 18’, Bakiasi 20’, Guri 36’49’, Veliu 68’/ Çela 10’ Hysolli 23’, 72’.
Kartonë të verdhë: Kokona
Gjyqtarë: E. Sino, E. Hasanaj, O. Grabova.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide