Kupa e Shqiperise/ Kamza-Lushnja 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 28 Shtator 2011 18:05   Shtyp

kamza_lushnja_thumbKamza kualifikohet ne nje ndeshje stervitore me Lushnjen

Ne stadiumin e Kamzës, u zhvillua ndeshja e kthimit ndërmjet skuadrës vëndase Kamza dhe asaj mike Lushnja, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Skuadrat e kanë nisur këtë takim me shkelmimin e parë nga qëndra, nga ana e lushnjarëve. Loja në përgjithësi ka qënë e qetë. Të dyja skuadrat më shumë kishin aktivizuar lojtarë të stolit. Kamza ka qënë më e qartë dhe ka luajtur më mirë gjatë pjesës së parë dhe në minutën e 9-të , ka ardhur dhe goli, që u shënua nga Oladotun. Sulmet kanë qënë më shumë nga ana e vëndasve, por edhe miqtë kanë mundur të krijojnë disa raste shënimi. Në mesin e pjesës së parë bëhen 2-minuta pushim për shkak të vapës.

Gjatë pjesës së dytë, skuadra mike e ka ngritur tempin e lojës së saj dhe ka rrezikuar seriozisht, duke qënë shumë pranë golit të barazimit që njëkohësisht do të thoshte kualifikim për ta. Kështu kanë humbur mundësi shënimi, Allkanjari e Dervishi, respektivisht në minutat 69`-te, dhe 86`-te. Kamza e ka ulur shumë ritmin e saj, ku më shumë ka luajtur si në një ndeshje stërvitore, duke aplikuar kuadratin, kryesisht në mesfushë dhe ndonjë sulm të Ziambos dhe Pemës, por të parrëzikshme. Kështu me rezultatin 1-0, Kamza mundi të kualifikohej, në sajë të golit të shënuar një javë më parë në Lushnjë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, kanë përfunduar ndeshjet e turit të parë të kupës së Shqipërisë këta dy ekipe.

Kamza: Haxho, Ndreka, Hallaçi, Ardit Beqiri, Likmeta, Belçev, F.Tafaj (68` Pema), Capa (81` Ishka), Oladotun (70`Artan Beqiri), Ziambo

Trajner: E. Gjoka

Lushnja: Gufo, E. Sula, Sulo, Bufasi, Ruço (46`Ahmetaj), R. Sula, Lisku (67`Gjyra ), Ikonomi (76` Caka), Dervishi, Allkanjari, Metushi

Trajner: R. Babllëku

Gjyqtar: I. Zhuli (Tirana)

Shënues: 9` Oladotun

Abdulla Dushku

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide