Flamurtari – Gramozi 1 – 1 / Ametlli heroi i Gramozit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Dhjetor 2009 15:49   Shtyp

gramozi_shkumbini_kapeleSkuadra e Gramozit te Ersekes ka arritur te kualifikohet per 1/8 e Kupes se Republikes. Kjo eshte nje arritje e madhe per klubin kolonjar i cili vetem kete sezon beri debutimin e saj te pare ne Kategorine Superiore. Ne ndeshjen e kthimit Flamurtari nuk ka mundur te shkoje me shume se nje barazime 1-1 ne fushen e saj. Ky rezultat i ka dhene te drejten skuadres se president Mustafa Tacit per te kaluar ne turin tjeter te Kupes se Republikes. Vlonjatet e kane filluar ndeshjen si favorite dhe mendohej qe do ta kishin te lehte kalimin per me tej, por fusha e lojes tregoj te kunderten. Trajneret Magani dhe Canaj kishin hedhur skuadrat e tyre me te mira ne fushen e lojes. Kuqezinjte jane treguar shume kerkues dhe e kane vene ne prove disa here portierin Ametlli, por gjuajtjet e Roshit dhe Memes jane ndalur nga portieri korcar qe aktivizohet me Gramozin. Ne minuten e 30-te, Bledar Lena do te shenoje golin e avantazhit per miqte. Skuadra e Flamurtarit nuk corientohet, por riorganizohet dhe rinis sulmet intesive ndaj portes mike, por portieri mik eshte ne nje dite te mire dhe bene mrekullira duke pritur dhe eleminuar gola te sigurte. E vetmia minute qe vendasit do te arrijne te mposhtin Ametlli eshte minuta e 44-ter, ku Djukic do te shenoje dhe i jep barazimin Flamurtarit. Pjesa e dyte fillon me agresive per vendasit te cilet kane besuar te permbysja e rezultatit. Trajneri Cana duke e njohur mire mentalitetin e skuadres se qytetit te tij te lindjes ka perdorur kundersulmet dhe ne jo pak raste sulmuesit kolonjar kishin mundesi te shenonin dhe golin e dyte. Ne minuten e 72-te, autori i golit Lena do te ndeshkohet me karton te kuq duke e lene skuadren e tij me 10-te, lojtar. Ne minuten e 84-ter, arbitri i ndeshjes akordon nje penallti. Sulmuesi Mema e merr persiper ekzekutimin, por patrioti i tij qe ndodhej mese dy shtyllave ka qene ne nje dite te mire duke ja pritur penalltine e duke e mbajtur rezultatin e pandryshuar. Skuadra kolonjare me merite kalon ne turin tjeter, ku me tre Shkurt do te perballet me Teuten ne Erseke per 1/8.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide