Kupa Pavarsia/ Prishtina fiton turneun ne Vlore
nga AlbaniaSoccer   E premte, 29 Nentor 2013 00:15   Shtyp

kupa pavarsia fitoreEshte luajtur ne Vlore turenu festiv “Kupa Pavarsia”. Prishtina eshte shpallur fituese e edicionit te peste duke mundur ne finale Flamurtarin me rezultatin 8-7 nga 11metershat. Skuadra kosovare arriti te fitonte kete trofe simbolik te cilin me pare e kishte fituar Shkendija e Tetoves, Flamurtari, Renova dhe Hysi. Ky kompeticioni u zhvillua mes shume problemeve, si pasoje e mungeses se organizimit, pasi tapeti i ri i stadiumit Flamurtari ishte i mbuluar nga uji si pasoje e mungeses se sistemit te kullimit te fushes, dhe dy takimet gjysmefinale u luajten ne qendren stervitore te kuqezinjve, ne Pyllin e Sodes. Flamurtari fitoi 2-0 ndaj ekipit nga Ulqini te Otrantos, ndersa Prishtina mundi pas goditjes nga pika e bardhe Shkendijen e Tetoves me rezultatin 4-2. Ne finale Flamurtari pati me shume iniciative pwr te gjetur golin por nuk ja doli. Pasi goditjeve nga pika e bardhe triumfoi Prishtina qe e fitoi kete trofe per here te pare.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide