Futbollistët e Gramshit të tërë në spital
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Gusht 2009 06:40   Shtyp

ekg_lojtaret_gramshi_Të gjithë lojtarët e skuadrës së Gramshit i janë drejtuar sot paradite spitalit rajonal “Xheferr Kongoli” të Elbasanit. Në fillim është krijuar një kaos në repartin e kardiologjise të këtij spitali për ndonjë urgjenc të mundshme kardiake të ndonjë futbollisti, por gjithçka ka rezultuar fallco. Lojtarët të shoqëruar dhe nga mjeku i skuadrës kishin ardhur për të bërë kontrollet kardiake të nevojshme para se dokumentacioni i tyre të dërgohet në FSHF për të bërë dhe federimet. Nga kontrollet e kryera nga mjeku kardiolog Atanias Pushi  EKG dhe Eko-t e zemrës e të gjithë futbollistëve ishin në rregull me përjashtim të sulmuesit me ngjyrë James Osui. Për këtë lojtar doktori nuk dha OK dhe duke u këshilluar e me mjekun e skuadrës Gramshake ai ka dhënë udhëzimet e tija për një kontroll më të detajuar në spitalin e Tiranës. Vetëm nesër pas ekzaminimeve që do të bëjë sulmuesi në Qëndrën Universitare “Nënë Tereza”  do të mësojë nëse do të marri OK-in nga mjekët për të luajtur futboll apo jo.

Altin Ngjela

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide