Laci / Te dielen, te gjithe drejt Shkodres
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 09 Shtator 2010 12:19   Shtyp
LACi-tifozNe ndeshjen e se dieles ne transferte kunder kuqebluve te malazezit Radonjic ekipi Laçian pritet te mbeshtetet nga nje numer rekord tifozash. Drejtues te tifo grupit bardhezi "Ultras Divas" jane shprehur perpara derbit te veriut per Albaniasoccer.com: "Kemi nje ndeshje te veshtire dhe shume te rendesishme ne "Loro Borici" ne fundjave. I premtojme ekipit mbeshtetje maksimale dhe po pergatitemi te jemi te shumte ne perballjen kunder Vllaznise. Eshte nje ndeshje qe e ndjejme shume dhe shpresojme e besojme te çunat tone qe do na dhurojne nje paraqitje te mire shoqeruar me pike". Pyetjes se si do e presin aktivizimin e nje nga idhujve te tifozerise laçiane Valdano Nimanit qe sivjet aktivizohet me ekipin e vendlindjes ato pergjigjen.."Sigurisht do e duartrokasim pasi dy sezonet fantastike qe Nimani ka zhvilluar me ne nuk harrohen kollaj. Megjithese na vjen keq qe nuk garon me per ngjyrat tona e kuptojme vendimin e tij per tu larguar drejt ekipit te zemres" perfundojne ultrasit bardhezi per lojtarin te cilit vjet i ngjiten dhe pseudonimin "Messi i Laçit". Pra pervec luftes se forte sportive dhe spektaklit qe pritet te dhuroje kjo sfide ne fushen e blerte edhe ne shkallet e stadiumit parashikohet atmosfere e zjarrte e krijuar nga tifozerite kuqeblu dhe ajo bardhezi 2 nga tifozerite me te zjarrta te vendit tone.

Igli Nikolla

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide