Kategoria Superiore/ Tirana-Bylis 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Shtator 2010 20:54   Shtyp

Tirona_golKane mjaftuar dy gola te Pero Pejic per ti dhene Tiranes fitoren e pare ne kampionat. Bardheblute e kane nisur mire takimin duke shenuar ne minuten e 22' kroati Pejiç, por avantazhi nuk ka zgjatur shume. Ne minutën e 39’ Gega ka barazuar ndeshjen duke shenuar nje gol te bukur me koke e duke mposhtuar Ilion Liken qe me pare kishte pritur edhe nje 11-metersh. Ne minuten e dyte shtese te pjesës se pare, ka qene serish Pejic qe ka realizuar nje tjeter gol dhe i ka rikthyer kryeqytetasit serish ne avantazh. Ne pjesen e dyte, Tirana ka arritur te administroje rezultatin, ndersa Bylisi eshte treguar i pafuqishem per te rrezikuar bardheblute. Pejic dhe Plaku kane pasur secili nga nje rast per te shenuar, por jane treguar te pasakte para portes. Ballshiotet ne krahun tjeter kane provuar disa here nga distanca, por jane treguar te pasakte. Ne fund, Tirana ka marre tre piket e para ne kampionat, ndersa Bylis vijon te jete ne kuoten e zero pikeve.

Enea Shtrepi

Tirana 2

Bylis 1

Shenues: Pejiç 22’, 45+2 / Gega 39’

Tirana: Lika, Osmani (Babaj 57’), Dushku, Silagailis, Lila, Gzozdenoviç (Hallaçi 75’), S. Lilaj (Sina 46’), Karabeci, Plaku, Pejiç. Tr. S. Starova

Bylis: Egbo, Shoshi, Stojku, Gega, Korreshi (Idrizi 77’), Kule (Goxhaj 69’), P. Arberi, Kepi, Popoviç, Guy, Bezubovs (Dimo 57’)

Gjyqtare: B. Pashaj, D. Salaj, E. Barushi (Tirane)

Kartona te verdhe: Silagailis, Hallaçi / Egbo, Gega

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide