Kategoria Superiore/ Teuta-Flamurtari 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Shtator 2010 20:30   Shtyp

flamurtari-teutaJava e peste ka sjelle fitoren e pare te durrsakeve qe kane mundur dje ne “Niko Dovana” ekipin e Flamurtarit,  qe vinte ne kete takim si kryesues i kampionatit. Pjesa e pare e ketij takimi ka prodhuar nje loje mjaft emocionuese e rastet per te dyja skuadrat nuk kane munguar. Portieri i Teutes Rizvani dhe ai i Flamurtarit Mocka, kane shpetuar ne disa raste portat respektive. Por duhet thene qe Teuta ndryshe nga takimet e shkuara ka luajtur mire ne fazen ofensive dhe me treshen sulmuese Cota, Pepa dhe Xhemalaj ka qene mjaft e rrezikshme. Ne pjesen e dyte, loja eshte bere me e bukur dhe jane realizuar tre golat e ketij takimi. Ne minuten e 49’ Xhemalaj leviz bukur ne zone pason per Coten qe dy metra larg portes dergon topin ne rrjete. Pas vetem gjashte minutash, Progni kroson nje top ne zone qe gjen te papergatitur mbrojtjen durrsake, po ashtu edhe portierin Rizvani dhe perfundon ne rrjete duke barazuar keshtu rezultatin. Teuta nuk pajtohet me barazimin dhe Cota ne minuten e 58’ perfiton nga nje pasiguri e mbrojtesve te Flamurtarit, shenon golin e dyte personal ne kete takim dhe golin qe i jep durrsakeve tre pike. Ne minutat e mbetura, Flamurtari provon me te gjitha forcat te barazoje rezultatin por e ka te pamunduren te kaloje mbrojtjen e Teutes. Ne fund, vlonjatet dorezohen dhe vec pikeve te humbura, ne “Niko Dovana” jane detyruar te heqin dore edhe nga vendi i pare ne tabelen e klasifikimit.

Enea Shtrepi

Teuta 2

Flamurtari1

Shenues: Cota 49’, 58’ Progni

Teuta: Rizvani, Stafa, Sheta, R.Hoxha, Hoti (Sefgjini 46’), A.Hoxha, Tafili, Kaloti, Xhemalaj (Doçi 56’), Çota (Frasheri 71’), Pepa Tr. E. Martini

Flamurtari:  Moçka, Grami (Licaj 60’), Brahja, Begaj (Ramadani 51’), Progni, Veliu, Devolli, Lena, Zeqiri, Xhafaj, Ahmataj (Shehaj 64’) Tr. G.Magani

Gjyqtare: A. Janku (Tirane), I.Tartari (Fier), E.Barushi (Fier)

Vezhgues: S.Papa (Fier)

Kartona te verdhe: Hoti, A.Hoxha, Tafili(2) / Lena

Kartona te kuq: Tafili

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide