Alban Bushi: Fitore me Dinamon per te synuar titullin
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 14 Tetor 2010 23:04   Shtyp

alban_bushiPak dite para se te luhet derbi me Dinamon, Alban Bushi sulmuesi i Tiranes ne nje prononcim per mediat eshte shprehur se ndeshja e te henes do te percaktoje ecurine e skuadres bardheblu kete sezon. Sipas tij ne rast fitore Tirana mund te synoje titullin kampion e ne te kunderten ky nuk do te jete me objektiv per ta. “Dinamo eshte kampionia ne fuqi dhe skuadra qe ka organizimin me te mire. Vec kesaj ka dhe lojtare cilesore qe bejne diferencen. Ne kete ndeshje duhet te japim me te miren dhe te fitojme. Tirana nuk i trembet Dinamos pasi ka mentalitet fituesi dhe traditen. Nese fitojme, vetem keshtu mund te synojme titullin kampion, pasi nje rezultat tjeter do te bente qe ne te dorezoheshim. Edhe pse eshte fillimi sezonit, diferenca me Dinamon kryesuese eshte shume e madhe dhe duhet reduktuar qe ne kete takim”, eshte shprehur Alban Bushi.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide