Kategoria Superiore/ Besa-Tirana 2-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 25 Tetor 2010 21:18   Shtyp

besa_fitoreBesa ka arritur te fitoje kunder Tiranes ne ndeshjen e sotme duke e fituar kete takim me rezultatin 2-1. Vendasit e kane nisur mjaft mire ndersa bardheblute kane qene te detyruar te luajne me nje lojtar me pak pas minutes se 10, kur Dushku per nje prekje te topit me dore eshte ndeshkuar me karton te kuq. Me nje goditje denimi shume prane zones se Tiranes, Mihani ka gjuajtur fort duke mposhtur Liken e duke kaluar kavajasit ne avantazh. Tirana behet konfuze ne fushe dhe Besa eshte me e rrezikshme. Ne minuten e 35’ Ngjela kroson ne zone me Cikalleshin qe me rrafishate realizon golin e dyte per Besen. Miqte perpiqen te reagojne por e kane te kote. Ne pjesen e dyte Tirana preson kundershtarin por hapesirat ne mbrojtjen verdhezi mungojne. I futur si zevendesues ne pjesen e dyte Do Santos humbet disa raste te pastra per shenim. Ne minuten e 73’ ka ardhur goli i Tiranes ku pas nje rremuje ne zone Lila shtyn topin ne rrjete. Ne minutat e mbetura jane miqte ata qe kerkojne me cdo kusht barazimin por nuk ja dalin mbane dhe largohen me zero pike nga ky takim. Besa arrin keshtu te triumfoje ne shtepi perballe bardherbluve dhe merr nje tre pikesh qe i largon nga fundi i tabeles.

Enea Shtrepi

BESA     2

TIRANA 1
Shenues: Mihani 10’, Cikalleshi 35’ / A. Lila 73’

Besa: Bakaj, Shtini, Ferizoviç, Dhembi, Lazarevski, Ngjela, Mihani, Poçi, Sead Haxhibuliç, Osmani (46’ Do Santos) (93’ Duka), Cikalleshi. Tr. Perparim Daiu

Tirana: Lika, Lila, Dushku, Osmani, Gvozdenoviç, Lilaj, Karabeci, Tushe (18’ Pashaj), Plaku, Pejiç (46’ Siligailis), Muka (65’ Abazaj). Tr. Nevil Dede
Gjyqtare: S. Çekaj (Laç), G.Koka, R.Çokaj (Lezhe)
Kartona te verdhe: Poçi, Lazarevski / Lila, T.Osmani, Karabeci
Karton i kuq: / Dushku 10’

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide