Shkumbini/ Presidenti Ndroqi koktej dhe festime për ekipin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Tetor 2010 00:28   Shtyp

shkumbini_gol_stad_peqinDitën e sotme ekipi i Shkumbinit ka festuar fitoren e arritur ndaj Vllaznisë pak ditë më parë. Stërvitja është zhvilluar paradite në Peqin, ndërkohë që rreth orës 20:00 të mbrëmjes ekipi ka udhëtuar drejt Tiranës ku është organizuar një koktej dhe një mbremje nga presidenti i kësaj skuadre. I gjithë ekipi ka marrë pjesë në këtë festë, ndërkohë që mbrëmja ka qënë e gjatë, teksa lojtarët peqinas kanë festuar deri në orët e vona në një nga Pub-et më të njohura në kryeqytet, "Mumja". Presidenti Ndroqi ka qënë ai i cili ka organizuar gjithë këtë festë për ekipin e tij, ndërsa vetë lojtarët peqinas janë kënaqur pa masë. Asnjëherë më parë nuk ishte organizuar një festë e tillë për një fitore kampionati. Mbrëmja ka kaluar në Tiranë, ndërsa mbas kësaj feste, ekipi do t'i rikthehet sërsih stërvitjes ditën e marte.

Andi Kodra

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide