Kategoria Superiore/ Kastrioti-Dinamo 1-2
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 01 Nentor 2010 23:28   Shtyp

dinamo_bakaj_lojtaretMe fitoren e sotme perballe Kastriotit, Dinamo ka arritur te rimarre kreun dhe te kryesoje e vetme me 21 pike ne  kategorine Superiore. Kampionet kane zgjidhur jo pa veshtiresi ndeshjen e luajtur ne Kruje. Vendasit kane zhvilluar nje loje te ashper dhe gjyqtari i ka toleruar ne shume raste. Kryeqytetasit pa trajnerin ne pankine dhe pa Bakajn nuk kane bere hapa fals kete jave. Vila ka shenuar shume shpejt ne minuten e 11’ pas nje gjuajtje te bukur ne pozicion te priret me porten.  Me pas vendasit pretendojne per nje 11-metersh por gjyqtari nuk eshte i ketij mendimi dhe nga ky moment nis te acarohet atmosfera ne stadiumin e Krujes. Ne fund te pjeses se pare Kalari merr kartonin e dyte te verdhe dhe le skuadren e tij me nje lojtar me pak. Ne fillim te pjeses se dyte Dinamo dyfishon avantazhin me ane te Allmuces. Kampionet administrojne lojen dhe qarkullojne topin pa i dhene mundesi vendasve te rrezikojne. Lojtaret e Kastriotit bejne disa nderhyrje te renda ndaj lojtareve te Dinamos dhe atmosfera ne stadium nxehet shume. Kroati Babic ka realizuar ne minuten e 73’ duke ngushtuar rezultatin e duke i dhene shprese krutaneve se mund ta barazonin takimin. Megjithate ne minutat e mbetura ka qene Dinamo ajo qe ka pasur te gjitha mundesite te shenoj edhe gola te tjere, por ne finalizim blute nuk jane treguar te sakte.

Enea Shtrepi

Kastrioti  1

Dinamo   2

Shënues: 73’Babiç / 11’ Vila, 53’ (autog) Allmuça

Kastrioti: Halilaj, Kalari, Caca, Leci (67’ Hoxha), Shameti, Djarmati (65’ Grishi), Alvizh, Turdiu, Muçollari, Alikaj (56’ Xhafa), Babiç. Tr.R.Ndreu

Dinamo: Hoxha, Puntiçani, Pisha, Malakarne, Orelesi, Ambrouret, Sekseri (92’ Mallota), Allmuça, Vila (87’ Gjokeja), Martinena, Sefa (75’ Muzaka). Tr.L.Blanko

Gjyqtare: L.Alla, G.Koka, R.Çukaj (Elbasani)

Karton i verdhe: Kalari (2v), Hoxha / Ambouret, Orelesi, Muçollari,

Karton i kuq: Kalari 42’

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide