Kategoria Superiore/ Shkumbini-Laci 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Nentor 2010 18:14   Shtyp
shkumbini_gol_Ndeshja midis Shkumbinit dhe Lacit ka nisur shpejt dhe me mjaft raste nga të dyja anët. Peqinasit në minutat e para ishin më superiorë në kontrollin e topit dhe në aksionet që zhvillonte ekipi. Ndëkrohë që Laci nga ana tjetër  mbrohej mirë dhe aplikon një skemë me kundërsulme. Në minutën e 21-të erdhi edhe goli I parë në këtë ndeshje, ku miqtë nga Lacci do të përfitonin nga një gabim i Kulit brënda zonës. Kavajasi i Shkumbinit mban më shumë sec duhet topin, dhe është Hysa ai që ia rrëmben dhe jep një asist për Milen shumë afër portës, ku nuk e ka aspak të vështirë që ta dërgojë topin në rrjetë. Por gëzimi i ekipit mik zgjati vetëm pak sekonda pasi kundërpërpgjigjja e peqinasve ishte e menjëhershme. Gjyla në një kundërsulm të shpejtë jep pasim për Kulin brënda zonës, ai godet në mënyrë te rrufeshme duke e dërguar topin në trekëndësh. Me këtë gol Kuli eklipson gabimin e bërë vetëm pak sekonda më parë që i kushtoi një gol Shkumbinit. Mbas barazimit të ndeshjes ekipi i Shkumbinit vazhdoi të kishte një kontroll të lehtë. Pak minuta më pas në të 34-ën, mbas një krosimi brënda zonës, Mujdragic gjuan fort, por topi u ndal nga shtylla pingule. Janë moment me të mira për peqinasit, por shtylla i mohon golin. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por megjtihëse Laci ishte i kënaqur me këtë rezultat, Shkumbini përkundrazi kërkonte fitoren. Në pjesën e dytë u panë qartë edhe objektivat që kishin dy ekipet. Peqinasit  kërkonin golin e avantazhit, por edhe Laci kishte objektivat e veta simulare. Në minutën e 56-të ishte Gjyla ai qe në një aksion personal mbasi i afrohet shumë zonës, godet bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në minutat në vazhdim loja u ashpersua teksa Kuli ndëshkohet me karton të kuq mbas një ndërhyrje të rëndë në mesfushë. Gjithashtu nga krahu tjetër ndëshkohet Buljan me dy kartona të verdhë dhe më pas Mancaku merr kartonin e dytë të verdhë. Ekipet janë të detyruar që të luajnë me më pak lojtarë. Por këto kartona i shtuan emocionet kësaj ndeshje. Në minutën e 68-të Hysa kishte një shans të mirë përballë Kotorrit, por goditja e tij nuk ishte brënda kuadratit. Teksa takimi po shkonte drejt fundit, ishte i përhershmi Altin Grbovic ai qe brënda zonës mbas një pasimi të marrë në të 83-ën, dergoi topin në rrjetë. Ky gol gëzon pa masë peqinasit të cilët kishin minuta të tëra që po kërkonin golin e avantazhit. Sulmuesi Grbovic u bë edhe një herë heroi i skuadrës peqinase në minutat e fundit. Mbas këtij avantazhi, skuadrës vendase nuk i kishte mbetur gjë tjetër vecse të mbronte rezultatin, ndërkohë që Laci deri në fund u përpoq të ndryshonte dicka, por pa mundur. Ekipi peqinas ka bërë mrekullinë duke përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Lacit e duke arritur nje fitore shume te rendesishme. Një fitore e rendesishme e ekipit peqinas, që tashmë e ka konfrimuar veten si një ekip i veshtire per tu kaluar brënda në fushën e vet.

Kliko per skeden e ndeshjes

Andi Kodra
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide