Kategoria Superiore/ Laci-Vllaznia 0-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Dhjetor 2010 22:38   Shtyp

vllazni-laciVllaznia ka fituar ne Lac dhe ka parakaluar Tiranen duke u ngjitur ne vendin e katert ne klasifikim me 24 pike.  Shkodranet kane marre tre pike vetem me nje gol te shenuar nga Gocaj ne minuten e 67’, ndersa kurbinasit nuk kane mundur te barazojne rezultatin edhe pse kane provuar me te gjitha menyrat.

Ne pjesen e pare Laci fillimisht ka marre ne dore frenat e lojes dhe kane provuar te gjejne rrugen e golit po pa mundur ta bejne kete. Hysa ka humbur nje mundesi te mire ne minutat e para. Vllaznia me kalimin e minutave ka nisur te organizohet por ne sulm mundesite kane munguar. Nica keshillon lojtaret e tij te luajne fort e te provojne me te gjitha menyrat per golin e avantazhit. Pjesa e pare perfundon me porta te paprekura.

Ne pjesen e dyte Vllaznia eshte bere me agresive dhe ka nisur te rrezikoje porten e Vashakut. Vendasit per disa minuta durojne presionin e shkodraneve dhe e kane te veshtire te organizohen. Me pas goli ka ardhur ne minuten e 67’. Pas nje krosi te Smajlit, Gocaj i vetem ne zone ka shenuar fare thjeshte. Laci nuk pajtohet me kete rezultat dhe deri ne minutat e fundit futbollistet lacian provojne me te gjitha format per te barazuar. Josa ka terhequr skuadren thelle ne mbrojtje dhe ka arritur te ruaje avantazhin e te marre tre pike.

Pirro Nika

komente