Kategoria Superiore/ Laci-Dinamo 0-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Shkurt 2011 16:00   Shtyp

Laci_-_DinamoDinamo ka barazuar ne Lac me rezultatin 0-0 duke mos u rikthyer te fitorja qe mungon prej shume ndeshjesh. Laci ka pasur disa mundesi dhe eshte perpjekur me te gjitha menyrat per te fituar ne shtepi me kampionet por sja kane dale. Historia do te kishte shkuar ndryshe nese gjyqtari anesor nuk do te kishte anulluar golin e rregullt te shenuar nga Martinena ne minuten e 27-te te pjeses se pare.

Per kurbinasit Mile ka provuar porten me disa gjuajtje nga distanca ndersa portieri i Dinamos Hoxha i ka pritur pa problem. Hysa me shpejtesine e tij ka mbajtur ne tension mbrojtesit blu po ne fund nuk ka ndodhur asgje shqetesuese. Dinamo ka provuar me Vilen dhe Martinenen gjate pjeses se dyte por sja ka dale ashtu si do kishin deshiruar blute. Brkic vazhdon te luaj shume dobet dhe te mos kuptohet me sulmuesin tjeter Nestor Martinena. Me kete rezultat blute e kryeqytetit i largohen edhe me shume zones qe te dergon ne Europe dhe tani jane ne kuoten e 30 pikeve ne vendin e 5-te, ndersa Laci ne vendin e 6-te me 28-te pike te grumbulluara.

Pirro Nika

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide