Kategoria Superiore/ Tirana-Shkumbini 0-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Shkurt 2011 17:40   Shtyp

tirana-shkumbiniTirana nuk ka fituar ne shtepi kunder Shkumbinit qe ka marre nje pike te cmuar ne luften per mbijetese.

Me shume mungesa bardheblute ne fushe kane patur, disa te rinj dhe shume ndryshime nga ndeshjet e kaluara. Hyka ne krahun e majte ka qene rreziku i vazhdueshem per mbrojtjen peqinase ndersa Bekim Kuli me elegance e tij ka mbajtur ne presion mbrojtjen e Tiranes. Rastet per shenim kane qene te pakta dhe jo shume serioze. Tirana ka shtyre me shume dhe ka mbajtur ne gjysemfushen e tyre skuadren e Shkumbinit qe ka  provuar me kundersulme.

Ne pjesen e dyte ashtu si ne te paren kane qene te njejtat skuadra me ndryshime te vogla. Tirana ka kerkuar te shenoje me ane te krosimeve dhe depertimeve nga krahet por mbrojtja e Shkumbinit ka ngelur deri ne fund te ndeshjes e pathyer.

Minutat kane kaluar dhe kryeqytetasit jane bere nervoze. Prej shume javesh kane harruar te shenojne dhe mungesa e Pejic eshte ndjere shume ne ndeshjen e sotme.

Pirro Nika

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide