Igli Allmuca: Te fitojme derbin!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 30 Mars 2011 20:06   Shtyp
igli_allmucaEkipi i Dinamos po vazhdon stervitjen intensive per ndeshjen e radhes ne kampionat. Sot stervitja ka zgjatur rreth 90 minuta. Pjese e kesaj dite stervitore ka qene nje ndeshje kontrolli zhvilluar me grupin. Trajneri Mergjyshi sot ka pare gjendjen e skuadres ku vetem Peqini ka zhvilluar stervitje mevetsisht, pasi ka qene i angazhuar me ndeshjet e shpresave. Pas kesaj seance stervitore zevendes kapiteni i skuadres Igli Allmuca per www.albaniasoccer.com shprehet: " Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per ne. Do te bejme me te miren per te fituar, pasi po pregatitemi rregullisht per kete takim. Gjendja e skuadres eshte shume e mire dhe ne kemi mundesi te fitojme, por gjithcka ja leme fushes qe do te tregoje se kush e meriton fitoren ne kete 'derbi kryeqytetas'".  ka permbyllur nje nga futbollistet baze te ekipit blu.

Besi Donati
komente