Kategoria Superiore/ Dinamo - Skenderbeu 2-3
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Prill 2011 21:14   Shtyp
skenderbeu-dinamo_thumbNe stadiumin Qemal Stafa, Skenderbeu ka fituar per here te trete me Dinamon kete vit, ne nje ndeshje shume te perfolur prej shume kohesh. Blute kane toleruar ndersa korcaret me te drejte i jane gezuar fitores dhe tre pikeve qe tani e kane derguar ne vendin e pare ne klasifikim. Rrokada me Flamurtarin eshte bere.
Ndeshja ka nisur vrullshem dhe Dinamo ka pasur disa raste flagrante per te shenuar ku mund te vecojme ate te Igli Allmuces qe goditi traversen. Kur po perfundonte pjesa e pare, Skenderbeu ka kaluar ne avantazh me ane te Gjergji Muzakes, nje ish dinamovit qe ndeshkon skuadren e tij. Muzaka e ka shenuar me gjoks golin dhe ka bere qe shoket e skuadres dhe trajneri Duro te shkonin te qete ne dhomat e zhveshjes.
Ne fillim te pjeses se dyte korcaret kane dyfishuar me golin e Sozes ne minuten e 46-te pas nje asisi te dhene nga Muzaka. Kryeqytetasit kane ngushtuar rezultatin me ane te Brkic, nje tjeter ish ne rradhet e dinamoviteve qe deri ne janar luante me korcaret. Ne minuten e 60-te Muzaka ka shenuar golin e sigurise ndersa Brkic ne minuten e 70-te ka shenuar golin e dyte per skuadren e tij. Nuk ka pasur histori te tjera pas ketij momenti dhe Skenderbeu ka fituar tre pike te arta qe e ngjisin tani ne vendin e pare, dy me shume se Flamurtari i vendit te dyte.

Pirro Nika
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide