Europa League/ Vllaznia – FC Thun 0-0 | ||
|
Vllaznia fale portierit malazez Vujadinovic ka mundur te marre nje barazim 0-0. Kuqeblute e Joses kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire por zvicerianet Thunit ishin shume te rrezikshem ne daljet e tyre para portes. Barazimi pa gola kunder zviceraneve te Thunit ne “Loro Boriçi” i jep shprese Vllaznise per te kaluar ne turin e trete eliminator te Liges se Evropes. E shoqeruar gjate gjithe kohes nga mbeshtetja e fuqishme e tifozeve te zjarrte, skuadra shkodrane zhvilloi gjate gjithe 90 minutave nje loje me nivel, shume me te mire se ajo e nje jave me pare kunder maltezeve te Birkirkarase. Ndeshja ka nisur vrullshem dhe dy skuadrat kane pasur rastet e tyre per shenim. Vllaznia fale “lojtarit te 12-te” tifozerise se zjarrte ishte shume entuziaste ne fushe. 6 mije tifoz kane qene te pranishem ne stadium dhe perkrahur fuqishem skuadren e tyre te zemres. Pjesa e pare edhe pse kishte nje loje te luftuar dhe rastet nuk munguan nuk beri te shiheshin gola. Ne pjesen e dyte shkodranet e nisin me mire por dhe zvicerianet nuk ngelin pas. Vujadinovic ne disa raste eshte shpetimtari i portes ndersa Vajushi mund te kishte qene heroi i kesaj nate nese do te kishte shenuar ne dy rastet e krijuara ne minutat e fundit te ndeshjes. Megjithate per Vllaznine ky ishte nje rezultat mjaft pozitiv dhe tani ata mund te shpresojne te nje mrekulli qe mund te bejne pas nje jave ne Zvicer |