Kategoria Superiore/ Kamza – Tomori 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Tetor 2011 23:37   Shtyp

kamzGjithcka ne ndeshjen Kamza-Tomori u vendos ne pjesen e pare te lojes. Dy gola te shpejte per vendasit dhe nje penallti e kthyer ne gol nga miqte fiksuan shifrat qe ngelen te pandryshueshme deri ne fund te ndeshjes.

Nen masa te larta sigurie u zhvillua ne stadiumin e Kamzes ndeshja mes dy skuadrave qe nje vit me pare ishin rivale direkte per tu ngjitur ne Superiore. Kamza e trajnerit Ernest Gjoka fitoi pas golave te shenuar nga Eleandro Pema dhe Henri Ndreka. Rezultati u zhbllokua ne minuten e 5-te nga Pema ndersa kater minuta me pas qendermbrojtesi lezhjan dyfishoi rezultatin. Ne minuten e 20-te Klevis Roshi ngushtoi diferencen ne 2-1. Minutat qe pasuan nuk sollen asnje ndryshim rezultati. Ne pjesen e dyte Kamza ishte me kerkuese ndersa beratasit ne dukje ngjanin sikur ishin te kenaqur me humbjen pasi nuk bene thuajse asgje per te ndryshuar fatet e ndeshjes.

Me keto tre pike Kamza u ngjit ne kuoten e 7-te pikeve te grumbulluara ndersa Tomori thelloi krizen dhe ngeli ne vetem 4 pike te fituara e parafundit ne renditje.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide