Kategoria Superiore/ Kastrioti fiton ne Shkoder
nga Albaniassocer   E shtunë, 17 Mars 2012 20:00   Shtyp
vllaznia_ekipEkipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu arriti nje fitore mjaft te vlefshme ne fushen e "Loro Boriçit". Krutanet e filluan ndeshjen ne menyren me te mire duke arritur golin e pare qe ne minuten e dyte me ane te Xhihanit. Gezimi do te zgjaste pak pasi 5-minuta me vone do te ishte Jablan qe do te barazpeshonte rezultatin pas nje aksioni shume te bukur te Hajdarit. Pas ketij momentit do te ishte Bruce Inkango ai qe do te thyente mbrojtjen e Vllaznise me dy asiste perfekte qe do te ktheheshin ne gol nga Sefa dhe rumuni Dragoi ne minutat 16-te, dhe 40-te. Me rezultatin 3-1 do te mbyllej edhe pjesa e pare. Trajneri shkodran Rudi Vata kerkoj te bente dicka duke nxjerr nga fusha e lojes andorianin Moren dhe duke futur ne vend te tije te riun Tafa.

Pjesa e dyte filloi ne menyre pozitive per Vllaznine kur ne minutat e para Hajdari arriti te fitonte nje penallti, por gjuajtja e dobet e Gocajt u prit nga Halilaj. 45-minutat e dyta vazhduan pa rreziqe te medha per portjeret, por do te vinte minuta e 77-te dhe lojtari me i mire i ndeshjes, Arsen Hajdari do te shenonte nje gol me te vertet te shkelqyer. Mesfushori shkodrane mori topin jashte zones dhe arriti te kalonte 4-5 lojtar krutane dhe me te djathten mposhti portjerin Halilaj. Shpresat per barazim do te zgjaste shume pak kur nga ana tjeter e fushes arrinte te shenonte golin e katert per ekipin e tij dhe te dytin personal rumuni, Dragoi, kur ishte minuta e 79-te, e ndeshjes. Pas ketij goli u shuan perfundimisht edhe shpresat e shkodraneve per te arritur nje rezultat pozitiv.

Kel Naraci
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide