Kategoria Superiore/ Tomorri fiton, Apolonia shume afer renies nga kategoria
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Mars 2012 08:15   Shtyp

kat-superioreApolonia nuk shkon me shume se barazimi pa gola me Kamzen, ne stadiumin “Loni Papuçiu”, ne takimin e vlefshëm për javen e 17-të te kategorisë superiore, duke konfirmuar krizën e thelle qe po kalon. Kamza luajti për gati 20 minuta me dhjete lojtare, pas ndëshkimit me karton te kuq te kapitenit Fatjon Tafaj. Një pike jetike për trajnerin italian Mauro de Vekis, ne rezultatin e dyte pozitiv rresht, e qe e sheh Kamzen ne vendin e 9-të me 18 pike. Ndërkohe Apolonia ka 13 jave qe nuk po prek fitoren.

Ne takimin tjetër Tomori mori tri pike jetike ne luftën për mbijetese, duke mundur 1-0 Shkumbinin. Golin e vetëm te ndeshjes e realizoi Endri Bakiu, ne minutën e trete shtese te pjesës se pare, duke realizuar golin e 10-të personal ne sezon.

©Albaniasoccer.com

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide